Arrestohet efektivi i Gardës së Republikës për përndjekje

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar nga policia për veprën penale të përndjekjes.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Leard Xhika, nën/oficer pasi ka përndjekur përreth 5 muaj një shtetase, të cilës i kërkonte lidhje intime.

Sipas policisë vajza E.L. është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë  e ka kallëzuar se punonjësi i Gardës së Republikës Xhika,  për një periudhë 5-mujore, e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.
Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambjente të tjera publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?