Arrestohet fallxhorja e ”famshme”, Policia e kërkonte prej 6 vitesh

Policia kishte në duar prej 6 vitesh një vendim të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit, por në gjithë këtë kohë nuk arriti të gjejë dhe të vë në pranga një 43-vjeçare, e cila mashtronte qytetarët si parashikuese e të ardhmes.

Elena Muhaxhiri, gjatë këtyre viteve lëvizte nga njëri qytet në tjetrit, duke e vështirësuar punën e policisë për ta lokalizuar. Ata e gjetën të strehuar në banesën e një të afërmi, në Fushë-Krujë.

Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite. Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena nisi sërish të luajë të njëjtën skemë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?