Arrestohet gjenerali i bazës së NATO-s në Turqi
Gjenerali Bekir Ercan Van, komandanti i bazës ajrore turke të Incirlikut, që përdoret si nga Forcat Ajrore turke ashtu edhe nga forcat e NATO-s, ëhstë arrestuar nga autoritetet turke me akuzën e bashkëpunimit në grushtin e dështuar të shtetit.
Ushtaraku i lartë u arrestua së bashku me dhjetëra ushtarakë të tjerë të rangjeve më të ulëta, sipas AFP-së. Një zyrtar i qeverisë e ka konfirmuar për Reuters se gjenerali është arrestuar.
Gjatë ditës së djeshme, lëvizjet hyrëse dhe dalëse në bazën në Turqinë jugore ishin bllokuar nga autoritetet lokale ushtarake.
Në bazë një një marrëveshjeje mes Ankarasë dhe Uashingtonit, Incriliku përdoret nga NATO dhe mban raketa taktike bërthamore amerikane. Baza është përdorur gjthashtu nga SHBA-të për të ndërmarrë bombardime ajrore kundër Isis.
KOHA JONË SONDAZH

