Arrestohet “Holandezja”, grabiste çantat e grave në Tiranë

Një 41-vjeçare, me banim në Fier dhe rezidente në Holandë, dyshohet nga Policia e Tiranës si autore e vjedhjes së të paktën 6 çantave të femrave nëpër rrugët e Tiranës.

Gjithçka është zbuluar teksa gruaja mësohet se është kapur në kushtet e flagrancës duke kryer grabitjen e radhës.

Ajo është kapur në një dalje qendre tregtare pasi aty ruante viktimat e saj pasi kishte arritur të merrte çantën pasi e zonja nuk e kishte mendjen aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt gruaja e arrestuar në  Tiranë për vjedhje nuk është për herë të parë e proceduar, pasi ajo është një emër mjaft i njohur për policinë, pasi edhe në Fier, një vit më parë është proceduar për të njëjtin veprim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja, që sipas policisë është vjedhëse përsëritëse është izoluar në policinë e Tiranës dhe pritet që në drejtim të saj të vijnë edhe denoncime të tjera që kanë të bëjnë me vjedhjet e kryera prej saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?