Arrestohet inspektori te Drejtoria e Tatimeve, mori 99 mijë lekë në shkëmbim të një favori

 

Policia ka arrestuar një Inspektor të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë. Inspektori Metijon Bijo, 32 vjeç u arrestua pasi i ka marrë 99 mijë lekë një 27-vjeçari për t’i kryer një favor.

Në pranga ka rënë edhe 27-vjeçari Kreshnik Kasaj i cili është menaxher i një kompanie private. Menaxheri Kasaj i ka dhënë Inspektorit Bijo 99 mijë lekë për kryerjen e një favori. Tashmë mbi inspektorin rëndon akuza  “shpërdorim detyre”. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

SHKARKO APP