Arrestohet ish-Drejtori i Portit të Durrësit

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Eduard Ndreu, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetetit Portual Durrës dhe shtetasin Mehmet Borshi, ish-drejtor inxhinierik në këtë institucion. Ata dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”, me një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën e 230 milionë lekë të reja.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, pas hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka ngritur dyshime për të paktën dy procedura tenderuese, përkatësisht “Kryerja e remontit te pergjithshme te dy elektrovincave 16-27.5 t” dhe “Blerje pjese kembimi elektrike, elektronike per elektrovinca 16-27 ton”. Ndërkohë, prokuroria po vijon hetimet edhe për disa procedura të tjera prokurimi publik nga ky institucion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?