Arrestohet ish-noteri për shpërdorim detyre

Një ish-noter ka përfunduar në prangat e policisë së Delvinës, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga përfundoi Shkëlqim Haxhi, 56 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë.

Procedimi penal ndaj tij ka nisur më shumë se një vit më parë, pasi ky shtetas në kohën kur punonte si noter pranë një zyre noteriale në Delvinë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haxhi është dënuar me 4 muaj burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?