Arrestohet ish-punonjësi i Bankës së Shqipërisë i dënuar për vjedhjen e Thesarit (Emri)

Policia e Korçës ka arrestuar ish punonjësin e Thesarit në Bankën e Shqipërisë, Emiljano Lamçe, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. /BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?