Arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar dhe më sipas procedurave është arrestuar nga policia.

Sipas mediave maqedonase, Grubi u paraqit në orët e para të mëngjesit vullnetarisht pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën dhe ndaj tij menjëherë u ndërmorën masat ligjore.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të Maqedonisë së Veriut rreth orës 06:10 dhe u ndalua menjëherë nga autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është dërguar pranë autoriteteve për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.

Gjykata paraprakisht kishte caktuar masë paraburgimi ndaj Grubit, ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?