Arrestohet kirurgu 72-vjeçar, pacientja e denoncoi për ngacmim

Policia e Korçës ka ndaluar kirurgun 72-vjecar Nikollaq Nunka, në spitalin rajonal të Korçës, pasi ndaj tij ka bërë denoncim pacientja e operuar nga kirurgu, një 21-vjeçare që jetonte në Gjermani.

Sipas denoncimit tëvajzës, kirurgu e ka ngacmuar seksualisht gjatë kohës që e mjekonte pas operacionit që ka kryer për apandesitin. Babai i vajzës tregon me shqetësim se si u vu në dijeni të këtij abuzimi të pretenduar nga vajza e tij.

Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë rast apo pretendimet e kirurgut të moshuar që vijonte ende të punonte pranë spitalit rajonal të Korçës. Drejtoria e këtij të fundit kanë njoftuar pezullimin nga detyra të kirurgut Nikolla Nunka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?