Arrestohet kryefamiljari për vjedhje energjie

 

Shtetasi Mehmet Lena është arrestuar nga policia e Gramshit pasi akuzohet për vjedhje energjie.

Kryefamiljari ka shitur të gjitha bagëtitë për të paguar borxhet e energjisë por sërish nuk ka mundur të shlyejë gjithë detyrimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja e tij kërkon lirimin e Lenës pasi ata thonë se nuk kanë ansjë pajisje në shtëpi që të justifikojë vjedhjen e energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

8 pjesëtarët e familjes Lena jetojnë në një banesë në kushte të mjerueshme dhe jetojnë vetëm me pensionin e invaliditeti të njërit prej fëmijëve.

Vetë Mehmet Lena punon ku të mundet dhe familja kërkon lirimin pasi rrezikojnë bukën e gojës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?