Arrestohet kryeplaku në Maliq, kapet me armë gjahu pa leje

Kryeplaku i fshatit Peshtan në Maliq është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Në pranga u vu shtetasi Osman Çela 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje”, sqaron policia.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP