Arrestohet Leli Kaja, administratori i inceneratorit të Elbasanit. SPAK: Mori 400 mijë lekë ryshfet

Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni të SPAK dhe BKH. SPAK bën të ditur se Leli Kaja u prangos në flagrancë, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Po ashtu, përmes njoftimit SPAK bën të ditur se gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Njoftimi i SPAK-ut

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 562 (11.8%)
Jo 4208 (88.2%)

Vota totale: 4770