Arrestohet lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri. Në një reagim, partia e tij thekson se ai është dërguar me forcë në gjykatë.

“Visar Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar. Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit”, thekson Lëvizja.

SHKARKO APP