Arrestohet nga SPAK “maskarai”, Fredi Beleri, kandidati për kryebashkiak në Himarë. Foto ekskluzive nga arrestimi
SPAK-u arreston në orët e vona të natës, kandidatin e Berishës për Himarën, Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Forca speaciale të shumta kanë rrethuar në orën 00.15 të mesnatës lokalin ku po rrinte Fredi Beleri duke e arrestuar.
Kandidati i opozitës dyshohet se është kapur duke blerë vota, por lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Bashkë me Fredi Belerin është arrestuar edhe një person tjetër.
Shtabi elektoral i Fredi Belerit thotë se nuk ishte duke blerë vota, por duke biseduar që ta votojnë, sikurse bëjnë kandidatët e Ramës nëpër të gjitha bashkitë.
“Arrestimi është politik- shtoi burimi në fjalë. “Ne nuk mund të akuzojmë kryeministrin se po blen vota, kur bën takime apo bën thirrje që të mos votohet Fredi. Edhe kandidati ynë këtë po bën, po kërkon vota dhe jo duke blerë”.
Në foto: Momenti i arrestimit të Fredi Belerit
Pak orë para ndalimit të tij, Edi Rama ka sulmuar përsëri kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bejleri, i cili në një intervistë për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën.
Rama e cilësoi Belerin një maskara që ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj.
Ai tha se Napolon Çakalli dhe Spiro Koka janë personat që kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke.
Kreu i qeverisë i paralajmëroi këta dy persona se do të merret personalisht me ata. Rama tha tekstualisht: “Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuat për Goron e PS-së do iu grisim letrat greke. Unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama gjatë intervistës në Opinion.
Ndërkohë Berisha-Meta kanë akuzuar kryeministrin se po ndjen humbjen në Himarë ndaj po bën si “patriot” i madh, duke akuzuar Fredi Bejlerin për gjëra që nuk i ka thënë.
Mësohet se priten reagime nga Greqia dhe nga simpatizantët e tij sot në Himarë. Ky ndalim i kandidatit të koalicionit opozitar do ti tensionojë raportet politike sot dhe deri sa të mbarojnë votimet.
Në foto: Momenti i arrestimit të Fredi Belerit
https://kohajone.com/shoqerimi-i-fredi-belerit-reagon-ministria-e-jashtme-greke/
https://kohajone.com/shpetim-idrizi-po-kandidon-shteti-grek-ne-himare-apo-fredi-beleri/