Arrestohet ndërtuesi, banorët e akuzuan për mashtrim

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një ndërtues pas denoncimit të disa banorëve.

Sipas burimeve zyrtare, Namik Pelivani është arrestuar nën akuzën e “mashtrimit”.

Ndaj tij kishte denoncuar një përfaqësi banorësh, të cilët kishin deklaruar në polici se Pelivani u kishte premtuar banesa duke u marrë edhe para për apartamente, por asnjë prej tyre nuk i ka marrë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të dyshimeve për mashtrim nga ana e ndërtuesit, ndërsa materialet ndaj tij i kanë kaluar edhe Prokurorisë.

SHKARKO APP