Arrestohet në Fier i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge (EMRI)

Policia e Fierit ka zhvilluar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, Komisariati i Policisë Fier dhe Interpol Tirana.

Nga ky operacion bien në prangat e Policisë 2 shtetas, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Mariglen Metushi, 32 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjykata Chieti, Itali, me vendimin e datës 08.10.2015, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin:

K. B, 31 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësim i mallrave të vjedhur”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?