Arrestohet në Itali 34-vjeçari shqiptar me kokainë

Forcat e policisë italiane në Torreglia, Padova kanë vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për shpërndarje droge.

Sipas mediave italiane, karabinierët në përfundim të një hetimi të nisur kohë më parë me ndihmën edhe të një qeni anti-drogë kanë bërë kontroll në shtëpinë e 34-vjeçarit Bilbil Cani.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpinë e tij janë gjetur 12 gramë kokainë në ndarë në doza, një peshore si dhe 2700 euro cash, që dyshohen se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari është arrestuar menjëherë nga karabinierët dhe do të përballet me gjykimin në ditët në vijim.
Bilbil Cani nga Fushë-Kruja është baba i dy fëmijëve, ndërsa prej vitesh ishte rezident në Itali, ku punonte edhe në ndërtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?