Arrestohet në portin e Durrësit lushnjari, me 2.5 kg heroinë në makinë

Një sasi prej 2.5 kg heroinë është kapur  nga policia e Durrësit brenda një makine që ishte në pronësi të shtetasit Petrit Meta, 37 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë dhe që ishte planifikuar të transportohej në Itali. Nga policia e Durrësit mësohet se makina ku u gjet sasia e heroinës do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës së Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.  Para se të nisej trageti i linjës Durrës-Bari, është bërë kontrolli dhe më pas edhe arrestimi i tij. Droga u gjet gjatë kontrollit të makinës tip “Citroen-C3” me targa, AA530KZ. Lënda narkotike dyshohet se ishte e llojit heroinë dhe ishte e mbështjellë në 5 pako me qese celefoni si dhe e fshehur në serbatorin e makinës.

SHKARKO APP