Arrestohet një gazetar për lajme të rreme dhe shantazhe në portale

Tre persona janë arrestuar në Durrës mes tyre dhe një gazetar.

E. Hasanaga bashkëpunonte si gazetar me dy të tjerë pasi manipulonin në internet të dhënat për emra të ndryshëm duke sajuar apo krijuar të “lajme” të rreme.

Të tre personat kishin hapur portal dhe botonin shkrime të rreme dhe mashtrime për persona të ndryshëm.

Mësohet se shefi i Sektorit në AMP, K. Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP, R. Omeri dhe gazetarin E. Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për njerëz të njohur me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Policia dhe prokuroria shqiptare po hetojnë për raste të tjera të kësaj natyre kur krijojnë portale për të bërë shantazhe apo krijuar lajme dhe video, edhe të rreme, duke bërë presione e për të përfituar të ardhura financiare.

Kohët e fundit janë shtuar këto lloj portalesh dhe rrjetesh që i hapin vetëm për pazar dhe presione.

Kjo nuk është aspak gazetari por krim që policia po i arreston.

Gazetari E.Hasanaga, i arrestuar për lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë, është shprehur i penduar në polici.

Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”, ka thënë gazetari.

 

 

SHKARKO APP