Arrestohet një trafikant i madh i hashashit në Greqi

Një 35 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, ndërsa bashkëkombësi i tij 27 vjeçar ka mundur të arratiset.

Media greke shkruajnë se shqiptarët akuzohen për kontrabandë në sasi të mëdha të hashashit në Patra të Greqisë.

Shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në vend. Policia ka mundur të sekuestrojë pesë pako me peshë gjithsej 4 kg e 750 grama kanabis në një automjet të përdorur prej tyre, ndërkohë që 298 gram kanabis janë sekuestruar në banesën ku jetonin shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 1 210 euro, të cilat janë sekuestruar bashkë me 4 celularë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?