Arrestohet për “tentative vrasje”, Durim Bami

Prokuroria ka firmosur urdhër-arrestin për Durim Bamin, personin i cili u ndalua 2 ditë më parë teksa përpiqej të kalonte të pikën kufitare të Hanit të Hotit drejt Malit të Zi.

36-vjeçari nga Fushë-Kruja do të përgjigjet penalisht për akuzën e tentativës së vrasjes së deputetit Tom Doshi.

Emri i Durim Bamit doli pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, sipas të cilit Bami ishte paguar 600 mijë euro që të eliminonte fizikisht atë dhe deputetin demokrat, Mhill Fufi.

Ndërkohë, sipas burimeve nga Prokuroria, gjatë dëshmisë së tij ditën e sotme, Bami ka deklaruar se është paguar nga Doshi për të thënë të kundërtën e ngjarjeve dhe fakteve të bëra publike ditët e fundit.

Sipas Bamit, e gjitha kjo ka qenë një histori e sajuar nga Doshi për të akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Nga ana tjetër, po sot deputeti Tom Doshi ka deklaruar se do të paraqitet në prokurori, ku do të dorëzojë provat që disponon për të vërtetuat tentativën e vrasjes së tij.

SHKARKO APP