Arrestohet polaku në Krujë, dyshohet për vjedhje në lokale dhe restorante

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet T. F., banues në Angli, lëvizte me biçikletë në qytet dhe dyshohet se ka marrë shuma parash, një telefon celular dhe sende të tjera.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Çiklisti”, pas kallëzimeve të bëra për disa raste vjedhjeje.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi një aparat celular, një shumë parash dhe biçikletën që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera të mundshme ku 27-vjeçari mund të jetë përfshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?