Arrestohet polici së bashku me mikun e tij në Fier, dhunuan një person në qendër të qytetit

Arrestohet 1 punonjës policie dhe 1 shtetas, pasi goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit të Fierit.

Shtetasi me iniciale D.R., nga Fieri, akuzohet për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushte shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike” njofton policia.

Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut.

Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka pezulluar menjëherë nga detyra Inspektorin.

Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, duke i shtuar shkeljet e tij.

SHKARKO APP