Arrestohet punonjësi i SHISH-it, po rilidhte energjinë për lokalin ku ishte debitor

Një punonjës i SHISH është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës.

Shtetasi Pjetër Kaçi, në momentin e arrestimit ishte duke rilidhur energjinë elektrike në një lokal në zonën e Laprakës.

Kaçit i ishte ndërprerë energjia, pasi kishte pa paguar 7.8 milionë lekë.

Pasi OSHEE vendosi t’i ndërpresë enegjinë, punonjësi i SHISH ka vendosur që ta rilidhë atë po pa paguar lekët. Aksioni i policisë për ndëshkimin e çdo personi që kryen lidhje të paligjshme të energjisë nuk ka kursyer as punonjësit e institucioneve të rëndësishme apo edhe ata në rang ministrish.

SHKARKO APP