Arrestohet Qemal Stafa

 

Policia e Bulizës ka arrestuar ditën e sotme tre persona, me akuzën se një ditë më parë kanë qëlluar me armë zjarri në malin e Bardhë.

Të arrestuarit janë Qemal Stafa, 39 vjeç, Lahim Deda, 49 vjeç dhe Agron Dalipi, 31 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është djegur një mjet eskavator me vlerë rreth 80 mijë euro, që përdorej nga disa kompani për hapjen e një rruge pyjore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

SHKARKO APP