Arrestohet shoferi i burgjeve që futi furgonin e policisë me dy të dënuar në byrektore

Shoferi i makinës së policisë që shkaktoi ditën e djeshme një aksident në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat është arrestuar nga policia.

Bëhet e ditur se i arrestuari është H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë. 56-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”,  në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga S. Sh 60-vjeç. Ndërkohë edhe ky i fundit është vënë nën hetim. Pas aksidentit furgoni i policisë përfundoi në një byrektore duke e shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë po nga policia e Gjirokastrës në pranga janë vënë edhe dy shoferë të cilët ngisnin makinën në gjendje të dehur. E. L., 28 vjeç, banues Gjirokastër sepse në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me lejen e drejtimit të pezulluar. M. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër sepse në lagjen “11 Janari” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?