Arrestohet shqiptari i rrezikshëm, shihni si realizoi dy shpërthime me bombë (Video)
Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane dy ditë më parë, pasi akuzohet për kryerjen e dy shpërthimeve me lëndë eksplozive.
Në pranga ka përfunduar 32 vjeçari E. R.i njohur edhe si “Antonio”.
Sulmet me bomba ndodhën në në Foggia kundër restorantit “Poseidon” dhe qendrës për të moshuarit “Il Sorriso di Stefano” përkatësisht në 12 nëntor 2019 dhe 16 janar të këtij viti.
Hetuesit kanë dy video të kamerave të sigurisë në dispozicion duke arritur në konkluzionin se Rametaj ishte autor i dyshuar i ngjarjeve, i cili ecte me biçikletë dhe përdorte një kapuç për të mbuluar pjesën e fytyrës.
Për të përkeqësuar pozicionin e 32 vjeçarit ekzistojnë edhe deklaratat e të penduarit Carlo Verderosa (ish-klani Moretti-Pellegrino-Lanza, bashkëpunëtor i drejtësisë që nga 18 dhjetori 2019), i cili u tha prokurorëve se e njihte Rametën si tregtar droge që furnizonte veten me kokainë nga grupe mafioze, duke e konsideruar atë si një njeri në dispozicion të klaneve.