Arrestohet shqiptari “monstër”, joshte dhe përdhunonte fëmijët

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, i cili dyshohet se ka përdhunuar disa fëmijë. Mediat greke raportojnë se ka rënë në pranga 49-vjeçari i rrezikshëm, i cili ishte dënuar për përdhunim të fëmijëve, por që ishte ende i lirë.

Ai është kapur në tentativë për të ardhur në Shqipëri. 49-vjeçari është përpjekur të largohet nga Greqia, por nga kontrolli i të dhënave të tij oficerët e policisë greke kanë zbuluar se ai ishte i arratisur.

Raportohet se abuzuesi shqiptar ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit, në Euboea, teksa ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, edhe më herët Gjykata Penale e Thebës e ka dënuar 49-vjeçarin me dy vite burg për armëmbajtje pa leje. Menjëherë pas arrestimit, Prokuroria e Janinës ka urdhëruar dërgimin e shqiptarit në burgun e Stavarki për të vuajtur dënimet që rëndojnë mbi të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?