Arrestohet shqiptari në Itali: Jam i ISIS dhe do ju vras të gjithëve

 

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini pasi ka kërcënuar karabinierët duke bërë propagandë për ISIS.

Mësohet se 21-vjeçari shqiptar është ndaluar në banesën e mikut të tij që ndodhej në arrest shtëpie.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu shqiptar kishte shkuar në banesën e shokut të tij për të rregulluar biçikletën edhe pse e dinte që ai nuk mund të pranonte vizita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin që policia i ka kërkuar dokumentet, 21-vjeçari i është përgjigjur me thirrje në mbështetje të ISIS ndërkohë që në duar shtrëngonte një medaljon të shkruar në gjuhën arabe. “Jam i ISIS dhe do ju vras të gjithëve”, ka deklaruar shqiptari.

Më pasi shqiptari i është kundërvënë policëve italianë me një çelës anglez dhe ka plagosur lehtë njërin prej tyre.

Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit me burg deri në pritje të procesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet më datë 28 shtator 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?