Arrestohet tutori shqiptar, mashtroi dy vajza ukrainase për prostitucion

 

Dy vajza të reja ukrainase pretendojnë se janë mashtruar nga një bashkëkombas i tyre dhe një shtetas shqiptar, me qëllim për t’i detyruar të ushtrojnë prostitucion në Itali dhe këtë për vetëm 20 €.

Shtetasi ukrainas dhe ai shqiptar i kishin ftuar vajzat ukrainase në Itali, me pretendimin se do t’ju ofronin punë por kjo ishte thjesht një mashtrim.

Shqiptari 36 vjeçar është identifikuar me emrin Ditran Kukaj dhe është vënë në pranga bashkë me një 37 vjeçar ukrainas, i identifikuar si Natliya Striyen.

Policia në Napoli i akuzon ata se kanë rrëmbyer dhe “skllavëruar” për qëllime prostitucioni dy vajza nga Ukraina.

Patrioti i tyre pas mbërritjes në Itali, kishte arritur të bindte një ukrainase 22-vjeçare, me të cilën ishte njohur në rrjetet sociale gjashtë muaj më parë, për të punuar në Itali, duke i ofruar punësim në biznesin e restoranteve, madje i premtoi ofertën e një mijë euro në muaj plus përfitimeve të tjera. Kjo bëri që 22-vjeçarja të merrte edhe  një shoqen e saj, 19-vjeçare.

Më pas ato janë shoqëruar me makinë nga shqiptari 36-vjeçar, i cili kishte shkuar t’i merrte në Ukrainë.

Kur kanë arritur në Itali, të dy vajzat janë strehuar në shtëpinë e një mikeshe të 36-vjeçarit.

Por premtimi i një pune në restorant ishte vetëm një gënjeshtër dhe të dyja janë detyruar të prostituojnë në lindje të Napolit, me detyrimin për të bërë seks në makinë me italianë për vetëm 20 €.

Madje vajza 19-vjeçare tha se rrihej dhe torturohej.

Ato kanë mundur të shpëtojnë dhe më pas të paraqiten në konsullatën e Ukrainës, duke denoncuar edhe mashtrimin që vuri në lëvizje policinë duke prangosur dy tutorët.

SHKARKO APP