Arrestohet Vladimir Gjuta
Vladimir Gjuta është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike.
Policia e Tiranës informon se prangosja e tij është bërë sot më 20 qershor në banesën e këtij të fundit.
Gjithashtu Gjuta shkeli dhe masën e sigurisë arrest me shtëpie.
“Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, njofton policia.
Ajo shton gjithashtu se ndaj shtetasit F. Gjuta është plotësuar kërkesë padia “Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”, në bazë të ligjit nr 9669, datë 18.12.2006. Parashikuar nga Nenet 130/a, dhe 323/1 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

