Arrestohet vlonjati, i dënuar me 5 vite burg për drogë
Një 20-vjeçar i cili është dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Vlorës.
Ifran Binaj banues në fshatin Grabian të Vlorës u arrestua pasi ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 12.01.2015, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grabian – Vlorë, Policia ka gjetur të fshehur nëpër dhomat e kësaj banese rreth 34 KG lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”.
Policia sqaron se Ifran Binaj është person me precedent penal, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Kapja e këtij personi u bë në banesën e tij në fshatin Grabian për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, vepër penale për të cilën është dënuar me 5 vite burg.
KOHA JONË SONDAZH

