Arrestohet vlonjati që vrau gruan

Policia e Vlorës, ka kapur një 46-vjeçar i cili nëntë vite më parë vrau bashkëshorten. Ai ka për të kryer pjesën e mbetur të dënimit prej 18 vitesh.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2009, në fshatin Armen kur Maksim Hodaj vrau bashkëshorten e tij më 4 qershor të këtij viti. Hodaj do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.

”Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?