Arrestohet vrasësi i Mirditës
Arrestohet vrasësi i 52 vjeçarit në Mirditë. Ilir Dodaj qëndroi i rrethuar në shtëpinë e tij nga forcat speciale, por është prangosur pas negociatave. Gjatë paradites ai vrau në fshatin Perlat i Epërm 52-vjeçarin Mark Dodaj. Viktima u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Viktima dhe autori ishin kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende shkaku i konfliktit me armë që përfundoi në tragjedi
KOHA JONË SONDAZH

