Arretohen 2 të rinjtë që vodhën parmakët mbrojtës në rrugën e Kombit

Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj me akuzën për vjedhje. Nikoll Cera, 22 vjeç banues në fshatin Shtrungaj dhe Gerald Brozi, 19 vjeç banues në Gziq të Mirditës u kapën në flagrancë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes në vendin e quajtur “Maja e Malthit” tek muri mbrojtes i fshatit Gziq, teksa vidhnin kavot e çelikta të të rrjetave pritëse të gurëve në Rrugën e Kombit. Në cilësinë e provës materiale, dy të rinjve iu sekuestruan mjeti veturë “Ford Fiesta” me targë AA 381 JT dhe një kabull me gjatësi 7 m. Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprën penale të “Vjedhje”.

 

SHKARKO APP