Arrihet marrëveshja midis Bashkisë dhe bizneseve, zerohet taksa e tavolinës

Pas 20 minutash negociatash, Bashkia e Tiranës dhe përfaqësues të bizneseve kanë rënë dakord për rishikimin e taksave të vendosura. Sipas kësaj marrëveshje, do të ketë një rindarje të zonave për llogaritjen e tarifave që duhet të paguajnë bizneset për zënien e hapësirës publike.

Një pikë e rëndësishme e marrëveshjes së arritur parashikon heqjen e taksës për tavolinat për të gjitha bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Takimi rezultoi i suksesshëm për të gjitha bizneset pasi do të ulet një peshë e madhe taksash që do të duhej të paguanin për Bashkinë e Tiranës. Në këtë mënyrë, kryetari i Bashksië së TIranës, Erion Veliaj, i cili ka pasur rolin kryesor në këto negociata do t’i propozojë Këshillit Bashkiak ndryshimet përkatëse.

Një tjetër lajm i mirë për të gjitha bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në Tiranë është që për muajin janar dhe shkurt nuk do të paguajnë taksat e vendosura më 30 dhjetor 2015 dhe që u kontestuan përmes protestave.

SHKARKO APP