ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) informon se në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë, ndërsa strukturat janë në terren për të garantuar mbajtjen e rrugës të hapur dhe të kalueshme.
Aktualisht po punohet me dy borëpastruese njëkohësisht për pastrimin e aksit, ndërsa qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme. Sipas ARrSh, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka mund të sjellë vështirësi në qarkullim, si edhe në punën e mjeteve borëpastruese.
Situata po monitorohet në vijimësi dhe grupet e punës, së bashku me mjetet, janë të angazhuara në terren për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës. ARrSh u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.
KOHA JONË SONDAZH

