Arsenal armësh, arrestohen vëllezërit në Peqin

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” kanë rënë në pranga 2 vëllezër në Peqin, të cilët kishin fshehur në banesën e tyre arsenal armësh.

Janë arrestuar në flagrancë 46-vjeçari A.B alias G.M dhe vëllai i tij, 43-vjeçari me iniciale B.M., në banesën e të cilëve u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarakë për to.

Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?