Arsenal armësh në Elbasan

Një 50-vjeçar ka rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit iu gjet një arsenal armësh.

Policia e Elbasanit ka arrestuar 50-vjeçarin Ismail Hyka, banues në fshatin Karakullak.

Gjatë operacionit të koduar “arsenali”, janë sekuestruar një kallashnikov, dhjetëra granata dhe mijëra fishekë.

Kontrolli në shtëpinë e Hykes u bë pas informacioneve se fshihte në banesën e tij armët. 50-vjeçari akuzohet për veprat penale, “trafikimi i armëve dhe i municionit”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “trafikimi i lëndëve plasëse”.

SHKARKO APP