Arsenali i armëve, Policia dhe Prokuroria përplasen për hetimet

Operacioni që çoi në zbulimin e dhjetëra depove të armatimeve ndonëse u përmbyll me arrestimin e 5 personave dhe shpalljen e dy të tjerëve në kërkim, krijoi përplasjen e parë mes Policisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Teksa operacioni për zbulimin e depove vijonte, policia doli në konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi sekuestrimin e armëve.

Pas marrjes së dëshmisë së Enver Jamakut, i cili thuajse zbuloi të gjitha vendgrumbullimet e armëve si dhe dy prej grupeve që kishin blerë te to, policia nisi operacionin me forcat speciale.

Edhe pse ndodhi kështu, blutë e Tiranës u nxituan të dilnin në konferencë për mediat në një kohë që operacioni vijonte. Përmbyllja e tij me gjetjen e dy bazave të tjera u bë 9 ditë më pas. Krahas deklaratës, operacioni nuk duhej të përmbyllej vetëm me goditjen e furnitorëve, por edhe të grupeve kriminale që blinin tek to.

SHKARKO APP