Arsenali i armëve u zbulua nga bisedat e vëllezërve Beqiraj

Baza e armëve që u gjetën në Tiranë, në zonën e ”5 Majit” është zbuluar nga përgjimi i vëllezërve Beqiraj.

Mësohet se Policia e Tiranës kishte dy ditë që i kishte zbuluar armët përmes telefonatave të bëra nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë e me bazë në Durrës.

Armët ishin futur në thasë e çanta dhe ishin lënë një grumbull shkurresh në një bllok pallatesh. Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me operacionin në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?