Arsyeja djallëzore pse Naimi mohoi në gjykatë vr*sjen e Liridonës

Liridona Ademaj, nënë e dy djemve të vegjël u vra mbrëmjen 29 nëntorit në rrethinat e Prishtinës. Tre të arrestuarit për vrasjen e saj dolën një ditë më parë në gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjatë kësaj seance, bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, mësohet se u tërhoq nga deklarata fillestare, ku kishte pranuar se kishte qenë ai porositësi i vrasjes së 30-vjeçares. Gazetari Vullnet Krasniqi tha se ky veprim vjen pasi 33-vjeçari kërkon të shmangë dënimin maksimal.

“Ajo që dihet deri më tani është që Naim Murseli e ka ndryshuar deklaratën, nga pranimi kur është arrestuar tashmë ai në gjykatë ka thënë që nuk ka marrë pjesë në organizimin e vrasjes. Ky është një hap i ri, që sipas të gjitha gjasave ka ardhur nga ideja që nëse prokuroria e akuzon atë vetëm për shtytje drejt vrasjes, ai nuk mund të dënohet aq shumë, me dënim maksimal, sikurse dënohet nëse e ka organizuar e porositur. Të gjitha faktet deri më tani tregojnë për një organizim të mirë”.

SHKARKO APP