Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:37 Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi Shtëpia e Bruno Fernandes në Cheshire është grabitur nga tre persona të maskuar, ndërsa kapiteni i Manchester United ndodhej në Itali për një ndeshje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Problemi nuk është pesha, por një grua e lirë”, Sara Mila flet për herë të parë për transformimin fizik

Aktualitet E enjte, 19 Mars 2026 17:41
”Problemi nuk është pesha, por një grua e lirë”, Sara Mila flet për herë të parë për transformimin fizik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një reagim emocional dhe të drejtëpërdrejtë deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka folur për herë të parë për komentet dhe publikimet e bëra herë pas here në rrjetet sociale, ku fokusin e zë transformimi turpor. Në një deklaratë të gjatë, ajo ka theksuar se ndryshimet fizike që ka kaluar nuk kanë qenë çështje estetike, por një proces i lidhur ngushtë me shëndetin dhe mirëqenien e saj. Në të njëjtën kohë ajo bën thirrje për reflektim të shoqërisë duke nënvizuar se dita kur trupi i një gruaje nuk do të jetë më objekt gjykimi publik, do të jetë një hap real drejt fuqizimit dhe barazisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Reagimi i plotë:

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 11 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 35 minutash
Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Para 47 minutash

Në këto 24 orë nuk kam parë nuk kam thjesht disa postime, pashë edhe një herë sa lehtë mund të zhveshësh një gua nga dinjiteti i saj publik duke e kthyer trupin e saj në lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje. Po, unë jam në ato foto si isha dhe si jam. Por kam qenë dhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur në këto kohë, kjo sepse për mua nuk ka qenë thjesht estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për të mos e lënë më veten pas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po sot diçka tjetër më dhemb më shumë, që një pjesë e shoqërisë sonë është kaq e varfër në mendje që mendon se pesha e një gruaje është armë politike. Disa sidomos disa burra gjasme dhe me peshë publike, mendojnë se mund të të ulin duke komentuar trupin tënd, se mund të të heshin duke të bërë objekt tallje. Madje disa kujtojnë se me këtë po bëjnë dhe opozitë.

Kam kuptuar se dhe rezistenca ndaj insulinës trajtohet dhe unë po e bëj, por rezistenca ndaj njerzillëkit, kjo është pandemia jonë e vërtetë. Kur shëndoshesh të thonë e ke nga pushteti, kur dobësohesh prapë nga shëndeti sepse në të vertetë për disa njerëz problemi nuk është kurrë pesha, problemi është një grua që nuk kërkon kurrë falje dhe as leje për hapësirën që zë. Unë nuk kam për të kërkuar kurrë falje as për trupin tim, as për rrugën time dhe as për forcën time. Për të gjithë ata që e kuptojnë këtë pa gjykuar po shëndeti është mbi gjithçka, mbi politikën e ulët, mbi gjuhën e helmit, mbi një mentalitetin që ende nuk e ka kuptuar se vlera e një gruaje nuk matet me kilogram e as me kilogramët e helmit që hidhen mbi të pa kursim.

Po sidomos për ju, vajza dhe gra që më ndiqni çdo ditë me apo pa kilogramë shtesë, me apo pa një problem shëndetësor shoqërues, mos lejoni askënd t’iu bëjë të ndieni më pak për trupin tuaj apo për rrugën që keni zgjedhur, mos u tkurrni që të dukeni më të pranueshme, mos heshtni që të dukeni më të mira dhe mbi të gjitha nuk është turp edhe të duash të ndihesh e bukur.

Nuk është sipërfaqësi të kujdesesh për veten, është dinjitet, është respekt, është dashuri për veten dhe kush e mëson shumë më mirë vonë sesa kurrë. Trupi juaj nuk është arenë gjykimi, është historia juaj, është forca juaj, është jeta juaj, por mbi të gjitha nuk i detyrohesh askujt për asnjë shpjegim për trupin tënd dhe trupi im nuk është dhe nuk duhet të jetë ndonjëherë debat publik, nuk është argument politik, nuk është pronë e askujt përveç meje.

Dhe dita kur ne si shoqëri ta kuptojmë këtë është dita kur do të kemi bërë një hap real të fuqizimit të vajzave dhe grave e deri atëherë paçi fat me ‘viktimën e radhës’ për ta kryqëzuar në rrjet. Unë jam rezistente ndaj baltës më shumë se jam sot ndaj insulinës, ndërkohë që punoj edhe po pres që ligji të mund të marrë në dorë këtë çmenduri online që përdor vajzat si mish për top për të përfituar një kockë klikimesh më shumë. Thua se dinjiteti dhe suksesi të varen vetëm nga ato.

View this post on Instagram

A post shared by Sara Mila (@saramilaa)

Etiketat e lidhura

Sara Mila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 5 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 11 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 31 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 32 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.