Arsyet pse 21- vjeçarja nga Fushë-Kruja vrau foshnjën para lindjes

Dje raportuan se një 21 vjecare nga Fushë-Kruja, shtatzënë vrau foshnjën në bark, duke tentuar t’i jepte fund edhe jetes. Zbulohet se gjithçka ndodhi pas sherrit që 21 vjecarja në muajin e tetë të shtatzënisë pati me të dashurin.

Për pasojë, fëmija është nxjerrë i vdekur nga mjekët e një prej materniteteve në Tiranë, ndërsa vajza me inicialet S.Z. po lufton me jetën prej dy ditësh.

Pasi ka pirë një grusht me ilaçe (sipas të dhënave 40 kokrra paracetamol), gjendja e saj është rënduar. Të afërmit e saj e kanë sjellë me urgjencë në maternitet në Tiranë, ku mjekët kanë bërë ndërhyrjen dhe e kanë nxjerrë fëmijë të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në gjendje të rënduar emocionale, dy ditë më parë e reja ka pirë plot 40 paracetamolë dhe ka shkuar në maternitetin në Tiranë, ku u ka rrëfyer mjekëve veprimin e saj. Më pas gjendja është rënduar dhe mjekët kanë arritur të kryejnë nxjerrjen e fëmijës të vdekur. Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, vajza ka tentuar të vrasë foshnjën dhe veten njëkohësisht. Po hetojmë nëse aborti ka qenë vendim i saj apo i shtyrë nga partneri. 21- vjeçarja ishte e lidhur prej disa kohësh me një djalë të zonës, me të cilin kishte mbetur shtatzënë. Këtë lidhje e dinte edhe familja e vajzës. Në familjen e saj nuk kanë munduar debatet në lidhje me shtatzëninë, por edhe mes saj dhe të dashurit (babait të fëmijës), rreth temës së mbajtjes së fetusit dhe abortit”, bënë të ditur burime të Policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?