Arta Marku kërkon 197 punonjës më shumë

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një institucion të shtonte 197 punonjës në një vit.

Por këtë e ka bërë Prokuroria e Përgjithshme.

Duke diskutuar për buxhetin e vitit 2019, prokuroria e drejtuar nga e përkohshmja Arta Marku ka kërkuan shtesën e 197 punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse në Komisionin e Ligjeve kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e maxhorancës edhe ata janë habitur nga kërkesa e çuditshme e prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesi i prokurorisë ka treguar se kërkon këto punonjës pasi 100 prej tyre do të jenë sekretarë.

‘30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë çdo prokurori.

5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri’, ka thënë përfaqësuesi i Prokurorisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?