Arta Marku ndërhyn në dosjet e vartësve

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku vazhdon të ushtrojë funksionet sipas modelit të vjetër. Atë të kryeprokurorit të gjithëpushtetshëm që ndryshimet Kushtetuese i hodhën poshtë në 2016-ën për të sjellë një Prokuror të Përgjithshëm të pamundur për të ndërhyrë në pavarësinë e prokuroreve.

Sipas ”Top Channel”, Marku në kundërshtim me Kushtetutën ka prekur formulën e re të Prokurorisë së decentralizuar duke ndërhyrë në vendimmarrjen e një prokurori. Edhe pse ligji në nenin 48 thotë se Prokurori i Përgjithshëm jep udhëzime jo të detyrueshme mbi çështje konkrete vetëm ndaj prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme, urdhri i kryeprokurores i adresohet në tejkalim te kompetencave prokurorëve të Shkallës së Parë.

Bëhet fjalë për një çështje të 2015 në të cilën dy fqinjë në fshatin Petrelë akuzojnë kundërshtarin se kishte korrur barin në tokën e tij. Pas dyshimeve për vetëgjyqësi, prokuroria vendosi mos fillim të hetimeve por më shumë se 3 vjet më pas edhe pse kjo vepër është amnistuar gjatë amnistisë së 2015-s, kryeprokurorja ndërhyn në vendimin e mos fillimisht të çështjes me argumentin se nuk ishte kryer hetim i plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?