Arta Marku në Kryeministri disa orë pas protestës (FOTO)
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka hyrë në mjediset e Kryeministrisë, ku mendohet se po zhvillon një takim, ndoshta edhe me kryeministrin Edi Rama. Makina e kryeprokurores ka hyrë në godinën e Këshillit të Ministrave, nga ana e anësore, përbri hotel Rogner.
Boldnews.al po publikon fotot nga momenti kur automjeti i kryeprokurores hyn në godinën e qeverisë, rreth orës 09:00. Nuk dihen arsyet sepse Kryeprokurorja mund të shkojë në Kryeministri, por mendohet se kjo ka lidhje me protestën e djeshme të organizuar nga opozita.
Deri më tani organi i akuzës, i drejtuar nga Marku, ka pasur gadishmërinë maksimale për të kërkuar masa arresti me burg për qytetarët që protestojnë, por nuk ka hetuar ende dhunën e ushtruar nga policia, apo përdorimin e gazit kundër protestuesve, aq sa ka helmuar zona të tëra të kryeqytetit.
Orët në vazhdim mund të zbardhin se çfarë ka ndodhur, kë ka takuar Marku në godinën e Këshillit të Ministrave, për çfarë është diskutuar dhe kundër kujt mund të veprojë institucioni që ajo drejton.

KOHA JONË SONDAZH

