Artan Didi s’di asgjë mbi planin për vrasjen e Tom Doshit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi thotë se ai nuk është vënë në dijeni nga deputeti Tom Doshi se ekziston një plan për eliminimin e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi. Didi ka deklaruar se në zyrën e tij nuk ka shkuar ndonjëherë Tom Doshi apo ndonjë njeri tjetër që t’i flasë për ndonjë porosi për vrasjen e dy deputetëvë. Ai ka thënë në një intervistë për Gazetën Shqiptare se di shumë gjerë, por nuk duhet të reagojë për të gjitha ato që thuhen. Kryepolici është shprehur se nëse Doshi disponon fakte, duhet t’i tregojë ato.

SHKARKO APP