Artan Didi thirret në Prokurori

Prokuroria e Tiranës thirri sot ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, për të dëshmuar lidhur me cështjen e shefit Interpol Tiranës, Artan Bajraktari. Ky i fundit u akuzua se ka fshehur urdhërarrestin e dërguar nga Belgjika për deputetin Mark Frroku. Fill pas kësaj ngjarje, i ndodhur ngushtë, Artan Didi jep dorëheqjen nga posti që mbante. Ndërkohë që u arrestua edhe shefi i Interpol Tiranës, por që më pas u lirua nga gjykata sepse nuk rezultonte që të mos kishte njoftuar Didin. Dorëheqja e këtij të fundit ishte shumë e sforcuar dhe gati e detyruar, për të fashitur disi skandalin, mbrojtjen politike që Mark Frroku kishte nga mazhoranca. 

SHKARKO APP